Komtel Project Engineering

Komtel Project Engineering Komtel Project Engineering është lider në Kosovë në lëminë e Teknologjisë Informative

Ne jemi një ekip i përbërë prej menaxherëve shumë të motivuar dhe stafit të përcaktuar për ofrimin e prodhimeve dhe shërbimeve të nivelit më të lartë. Forca jonë buron nga përkushtimi ndaj klientëve, lëmisë tonë, punëtorëve dhe ndaj vetëvetës. Komtel Project Engineering është i përkushtuar ofrimit të shërbimeve të cilësisë së lartë dhe krijimit të ambientit të këndshëm dhe produktiv për punë. Ne j

emi shumë të ndieshëm dhe të përgjegjshëm ndaj nevojave të klientave tonë dhe të përkushtuar përmbushjes së tyre. Ne mundohemi që të jemi të drejtë, të ndershëm, të edukuar dhe professional në të gjitha punët tona. Komtel Project Engineering është i përkushtuar punësimit dhe zhvillimit të menaxherëve dhe stafit më të mirë në lëminë tonë. Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një ambient pune i cili i mundëson secilit punëtorë të ketë kënaqësi gjatë punës, në të njëjtën kohë që e plotësojnë edhe dëshirën e kompanisë që në baza profitabile, të ofrojë prodhime e shërbime të cilësisë më të lartë. Ne dëshirojmë të krijojmë punëtorë të njohur për karakterin, përkushtimin, dhe besueshmërinë e tyre. Njëherit që e kuptojmë rëndësinë e secilit individ në suksesin e tërë kompanisë. Komtel Project Engineering udhëheqë një politikë të dyerve të hapura gjatë gjithë kohës, duke inkurajuar rrjedhën e komunikimeve, shkëmbimit të ideve, kreativitetin dhe vetëbesimin në vend të punës.

Kënaqësi të kemi bashkëpunime të tilla që kontribuojnë në zhvillimin profesional të studentëve!
11/02/2026

Kënaqësi të kemi bashkëpunime të tilla që kontribuojnë në zhvillimin profesional të studentëve!

Moduli për Deklarimin e Çmimeve është implementuar nga Komtel Project Engineering, në kuadër të sistemit Barnatari, përm...
16/01/2026

Moduli për Deklarimin e Çmimeve është implementuar nga Komtel Project Engineering, në kuadër të sistemit Barnatari, përmes të cilit janë digjitalizuar proceset e deklarimit dhe rideklarimit të çmimeve të barnave.

Përmes këtij moduli, depot farmaceutike aplikojnë fillimisht për deklarimin e çmimit të barit. Sistemi e llogarit çmimin në bazë të formulave përkatëse ligjore, ndërsa më pas komisioni e verifikon atë. Aplikimi kalon në disa hapa aprovimi dhe, pas miratimit final, çmimi transmetohet elektronikisht dhe shtypet në banderolën e barit.

Me këtë modul, proceset e bazuara në letër janë zëvendësuar me një sistem plotësisht digjital për deklarimin dhe rideklarimin vjetor të çmimeve të barnave – duke zvogëluar dokumentacionin, duke shmangur dorëzimet e përsëritura.

Nga tani e tutje, të gjitha barnat në tërë Kosovën 🇽🇰 do ta kenë çmimin e vendosur drejtpërdrejt në banderolë – një hap i madh drejt transparencës, kontrollit dhe mbrojtjes së qytetarëve.💥

Kosovo Overview News Tenders Downloads Jobs 17.12.2025 From Manual Procedures to a Transparent Digital System: Declaring Medicinal Product Prices in Kosovo Kosovo is now entering a new phase in implementing the Law on the Pricing of Medicinal Products, and Administrative Burden Reduction (ABR) is at...

Darka e fundvitit✨E falënderojmë stafin për punën e bërë gjatë këtij viti dhe për besimin që i japin çdo ditë kompanisë ...
23/12/2025

Darka e fundvitit✨

E falënderojmë stafin për punën e bërë gjatë këtij viti dhe për besimin që i japin çdo ditë kompanisë sonë.
Pa angazhimin e tyre, asnjë sukses nuk do të ishte i mundur.
Mirënjohje bashkëpunëtorëve tanë për besimin dhe partneritetin e vazhdueshëm.

Gëzuar festat nga stafi i Komtel Project Engineering! 🎄

Komtel mori pjesë në konferencën CIGRE Kosovo 2025, duke kontribuar me përvojën dhe ekspertizën e saj në fushën e energj...
28/10/2025

Komtel mori pjesë në konferencën CIGRE Kosovo 2025, duke kontribuar me përvojën dhe ekspertizën e saj në fushën e energjisë elektrike.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje përforcon angazhimin tonë për zhvillim të vazhdueshëm dhe inovacion në sektorin energjetik. ⚡️

Komtel sërish sponsor i Konferencës CIGRE KOSOVO!Ju mirëpresim gjatë këtyre ditëve 🫶
20/10/2025

Komtel sërish sponsor i Konferencës CIGRE KOSOVO!
Ju mirëpresim gjatë këtyre ditëve 🫶

Mirëpresim kompaninë Komtel Project Engineering nga Prishtina si Sponsor i "Hapjes Solemne dhe Koktejit te Mireseardhjes" i Konferencës së 3-të të CIGRE Kosovo.

📅22-24 Tetor 2025
🏣 Hotel EMERALD
📌 Prishtinë, Kosovë

Për më shumë lidhur me këtë ngjarje: https://cigre-ks.com/ballina/

At Komtel, success is built by people. 🌍✨From the first steps as interns to leading complex projects, every story is pro...
29/09/2025

At Komtel, success is built by people. 🌍✨

From the first steps as interns to leading complex projects, every story is proof that passion and dedication create impact.

🚀 Art turned his love for technology into a career in software development.
📈 Tomë contributed decades of expertise shaping Kosovo’s growth.
🤝 Fatjona ensures processes run seamlessly to support every project.
💡 Leonita transforms challenges into solutions as a software developer.

Together, they represent the spirit of Komtel: learning, growth, and contribution to the future of technology.

📌 Transparenca financiare ka një adresë të re – KRAHASO, platforma e zhvilluar nga Komtel për Bankën Qendrore të Kosovës...
18/09/2025

📌 Transparenca financiare ka një adresë të re – KRAHASO, platforma e zhvilluar nga Komtel për Bankën Qendrore të Kosovës.

Dje u lansua zyrtarisht platforma KRAHASO, e krijuar për të fuqizuar qytetarët me vendimmarrje më të informuar dhe për të rritur transparencën në sektorin financiar. Pas këtij zhvillimi qëndron puna jonë si Komtel, ku kemi ndërtuar një sistem modern, të sigurt dhe të qasshëm për të gjithë.

🔹 Çfarë ofron platforma?

Krahasim të thjeshtë dhe neutral të produkteve financiare.

Përfshirje të të dhënave nga 50+ institucione financiare: bankat, institucionet mikrofinanciare, jobankare dhe kompanitë e sigurimeve.

17 kategori produktesh (kredi, depozita, sigurime, transfere, lizing etj.)

60 nënprodukte dhe 203 ndarje të detajuara.

Mbi 10,000 informacione të gatshme për krahasim.

🔹 Përfitimet për qytetarët

Vendimmarrje më e lehtë dhe e bazuar në të dhëna të sakta.

Mundësi për të negociuar kushte më të mira financiare.

Informacion i besueshëm, transparent dhe i qasshëm në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

ℹ️ Platforma do të operojë në fazë testuese deri në fund të vitit, për t’u harmonizuar me kërkesat teknike dhe rregullative.

Ky projekt nuk është vetëm një hap teknologjik, por një transformim i mënyrës se si qytetarët ndërveprojnë me tregun financiar në Kosovë. Për Komtel, është një dëshmi e misionit tonë për të ndërtuar zgjidhje digjitale që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të njerëzve.

👉 Provojeni vetë: https://krahaso.bqk-kos.org

Komtel vazhdon të kontribuojë në transformimin digjital të sektorëve kyç në Kosovë përmes zhvillimit të moduleve dhe sis...
11/09/2025

Komtel vazhdon të kontribuojë në transformimin digjital të sektorëve kyç në Kosovë përmes zhvillimit të moduleve dhe sistemeve inovative.

🔹 Në kuadër të projektit “Energy transition and climate migration”, po zhvillojmë module shtesë për Regjistrin Kombëtar të Performancës Energjetike të Ndërtesave (NREPB) – një bazë të dhënash që i ndihmon institucionet publike në auditimin dhe optimizimin e përdorimit të energjisë.

🔹 Po ashtu, jemi duke avancuar sistemin Barnatari – një zgjidhje që ka automatizuar mbi 80 procese të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, duke ofruar aplikime online për import/eksport dhe licencime farmaceutike. Me mbështetje nga GIZ, po shtohen module të reja për deklarimin e çmimeve, regjistrimin e pajisjeve mjekësore dhe autorizimin e barnave në marketing.

🔹 Gjithashtu, me platformën e krahasimit të produkteve dhe shërbimeve financiare për Bankën Qendrore të Kosovës, kemi mundësuar transparencë dhe qasje të lehtë për qytetarët dhe bizneset.

🌐 Zgjidhjet tona fuqizojnë institucionet publike dhe private të punojnë më shpejt, më saktë dhe më qëndrueshëm.

Gjatë këtij viti, Komtel ka implementuar dy projekte madhore që avancojnë transformimin digjital dhe automatizimin e pro...
09/09/2025

Gjatë këtij viti, Komtel ka implementuar dy projekte madhore që avancojnë transformimin digjital dhe automatizimin e proceseve: HeRa dhe Workforce Data.

👥 HeRa – Sistemi i Integruar i Burimeve Njerëzore
Komtel është duke implementuar softuerin HeRa në kompani shtetërore dhe private si: Meridian (Meridian Corporation, Meridian Express, Spar, Kosova Foods), FINCA dhe Telekomi i Kosovës.
Ky sistem modern automatizon proceset kryesore të HR si: pagat, kërkesat, ankesat, rekrutimi, on/off boarding dhe vijueshmëria, duke kursyer kohë dhe duke rritur efikasitetin organizativ.

📊 Workforce Data – Private Workforce Dashboard
Një platformë digjitale për mbledhjen, analizën dhe procesimin e të dhënave nga tre sektorë kyç të ekonomisë: Agrobiznes, ICT dhe Përpunimi i Drurit.
• Ofron pamje gjithëpërfshirëse të zhvillimit të fuqisë punëtore
• Identifikon boshllëqet në aftësi dhe nevojat për trajnim
• Parashikon trendet dhe sfidat e ardhshme
• Mundëson vendimmarrje dhe ndarje burimesh të bazuara në të dhëna
• Përmirëson bashkëpunimin përmes këshillave në platformë

Të dhënat mblidhen nga 7 burime zyrtare si: BQK, Administrata Tatimore e Kosovës, Doganat, ministritë përkatëse dhe portalet e punës. Projekti u financua nga USAID dhe u menaxhua nga IREX.

Address

Agim Ramadani 34/7
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:30
Tuesday 09:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Telephone

+381 38 224545

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komtel Project Engineering posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Komtel Project Engineering:

Share