31/12/2025
Teksa po lëmë pas këtë vit dhe shikojmë drejt viteve që po vijnë, kompania 3B Project mbetet krenare për kontributin e dhënë në të mirë të vendit dhe të shoqërisë. Gjatë këtyre viteve, kemi bashkëpunuar me mbi 100 grupe pune në objekte të ndryshme, me mbi 100 kompani tregtare në fushën e tregtisë së mallrave, si dhe me mbi 100 prodhues vendorë, një politikë që e kemi ndjekur vazhdimisht: paratë të mbesin në Kosovë dhe të mos dalin jashtë saj.
Çdo vit, 3B Project ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në sport, arsim, kulturë dhe në aspektin humanitar, sepse besojmë se zhvillimi ekonomik duhet të shkojë paralel me përgjegjësinë shoqërore.
Shpresa jonë është që vitet në vijim, veçanërisht viti 2026 të mos jetë me politika që mbeten vetëm në premtime, por me masa konkrete, sidomos në sektorin e shëndetësisë. Duhet të bëhemi një shoqëri e punës, e sistemit dhe e sigurisë jetësore.
Duhet të mendojmë për zhvillim të qëndrueshëm e afatgjatë, duke krijuar vende të punës për ata që duan të punojnë dhe ndërtimi i një ekonomie funksionale, ku puna, prodhimi vendor dhe dinjiteti të jenë në qendër.
GËZUAR 2026 🍾🥂