10/08/2026
Me kënaqësi organizuam Ceremoninë Përmbyllëse të Programit të Kurseve Afatshkurtra, duke bërë bashkë partnerët, trajnerët, institucionet dhe pjesëmarrësit për të reflektuar mbi arritjet e projektit dhe kontributin e tij në fuqizimin e aftësive profesionale në Kosovë.
Në kuadër të projektit “Sustainable Skills in Kosovo”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe zbatuar nga LuxDev, Solarit Academy trajnoi me sukses 300 pjesëmarrës në Instalimin e Sistemeve Fotovoltaike, prej të cilëve mbi 50% ishin gra.
Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e LuxDev, Dukatit të Madh të Luksemburgut, trajnerëve tanë, partnerëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan në këtë rrugëtim. Ju falënderojmë për besimin dhe angazhimin tuaj!
Edhe pse ky projekt ka përfunduar, misioni ynë vazhdon. Ne mbetemi të përkushtuar në zgjerimin e edukimit në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të profesionistëve të kualifikuar, të cilët do të kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër të Kosovës.
Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e këtij rrugëtimi dhe e bëtë këtë sukses të mundur! 🌱☀️
Embassy of the Grand-Duchy of Luxembourg in Pristina
LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency
📸 Fotot: LuxDev