Oda e Inxhinierëve të Republikë së Kosovës

Oda e Inxhinierëve të Republikë së Kosovës Të informoj inxhinierët dhe gjithë të interesuarve tjerë lidhur me aktivitetet e Odës së Inxhinierëve

🏗️ PROFESIONALIZËM, PËRGJEGJËSI DHE SIGURI NË NDËRTIMOIRK 🤝 OARK | Njoftim i përbashkëtOda e Inxhinierëve të Republikës ...
07/08/2026

🏗️ PROFESIONALIZËM, PËRGJEGJËSI DHE SIGURI NË NDËRTIM

OIRK 🤝 OARK | Njoftim i përbashkët

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës dhe Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe përgjegjësisë së përbashkët për avancimin e standardeve profesionale, rikujtojnë rëndësinë e respektimit të kompetencave që burojnë nga licenca profesionale.

Ushtrimi i profesionit brenda kompetencave përkatëse nuk është vetëm obligim profesional dhe ligjor, por edhe përgjegjësi ndaj sigurisë në ndërtim, interesit publik dhe integritetit të profesionit.

📌 Licenca profesionale është e drejtë për ushtrimin e profesionit, por mbi të gjitha është përgjegjësi.

Ftojmë të gjithë profesionistët e licencuar, institucionet, investitorët dhe palët e përfshira në fushën e ndërtimit që ta lexojnë me kujdes njoftimin e përbashkët të bashkëngjitur.

OIRK × OARK
Së bashku për profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndërtim më të sigurt.

03/08/2026

REAGIM I PËRBASHKËT I OIRK DHE OARK

"Objekti nuk bëhet i sigurt ditën kur lëshohet Certifikata e Përdorimit. Ai bëhet i sigurt vetëm nëse çdo fazë projektimi, ndërtimi, mbikëqyrja profesionale dhe inspektimi realizohen nga profesionistë të licencuar."

Oda e Inxhinierëve e Republikës së Kosovës (OIRK) dhe Oda e Arkitektëve e Republikës së Kosovës (OARK) mbështesin plotësisht nismën e Drejtorisë së Inspektoratit të Kryeqytetit për ndalimin e vënies në përdorim të objekteve pa Inspektim Final dhe Certifikatë të Përdorimit, duke e konsideruar atë një masë të domosdoshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve, forcimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin konsekuent të legjislacionit në fushën e ndërtimit.

OIRK dhe OARK vlerësojnë se këto kërkesa ligjore duhet të zbatohen në mënyrë të njëjtë për të gjitha objektet, pa dallim nëse janë investime publike apo private. Ligji duhet të zbatohet njësoj për çdo objekt dhe për çdo investitor, pa përjashtim, sepse siguria e qytetarëve dhe interesi publik nuk bëjnë dallim ndërmjet investitorit publik dhe atij privat.

OIRK dhe OARK theksojnë se Certifikata e Përdorimit nuk është një formalitet administrativ, por akti përfundimtar ligjor që konfirmon se objekti është realizuar në përputhje me lejen ndërtimore, projektin e miratuar, standardet teknike dhe kërkesat esenciale të ndërtimit, duke garantuar se ai mund të vihet në përdorim në mënyrë të sigurt.

Njëkohësisht, OIRK dhe OARK rikujtojnë se siguria e një objekti nuk fillon në fund të procesit ndërtimor. Ajo ndërtohet që nga dita e parë e ndërtimit, përmes projektimit cilësor, udhëheqjes profesionale të punimeve, mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe respektimit të plotë të legjislacionit në fuqi.

Në mënyrë të veçantë, OIRK dhe OARK rikujtojnë se Udhëzimi Administrativ Nr. 05/2017 për Mbikëqyrje Inspektuese, në nenin 3, pika 1.1, përcakton se mbikëqyrja inspektuese ushtrohet nga arkitektët dhe inxhinierët e licencuar, ndërsa në nenin 3, pika 1.3, obligon poseduesin e lejes ndërtimore të angazhojë udhëheqësin e ndërtimit të licencuar dhe arkitektët e inxhinierët e licencuar sipas disiplinave përkatëse për realizimin e punimeve në përputhje me lejen ndërtimore dhe projektin e miratuar.

Për këtë arsye, OIRK dhe OARK vlerësojnë se zbatimi i legjislacionit nuk duhet të kufizohet vetëm në fazën e Inspektimit Final. Organi kompetent për mbikëqyrje inspektuese duhet të verifikojë, që në fillimin e punimeve ndërtimore, zbatimin e kërkesave të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2017, duke kontrolluar nëse poseduesi i lejes ndërtimore ka angazhuar udhëheqësin e ndërtimit të licencuar, arkitektët dhe inxhinierët e licencuar sipas disiplinave përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky verifikim duhet të vazhdojë gjatë gjithë procesit të ndërtimit, përmes kontrollit të dokumentacionit teknik dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme të fazave të ndërtimit.

Po ashtu, procedura për lëshimin e Certifikatës së Përdorimit mbështetet në dokumentacionin teknik të krijuar gjatë gjithë procesit të ndërtimit, përfshirë protokollet dhe dokumentacionin e fazave të ndërtimit të nënshkruara nga personat përgjegjës të licencuar. Ky dokumentacion teknik përbën bazën kryesore mbi të cilën mbështetet procedura e Inspektimit Final dhe lëshimi i Certifikatës së Përdorimit, duke shërbyer si bazë për verifikimin e përputhshmërisë së objektit me projektin e miratuar, kërkesat ligjore dhe standardet teknike.

OIRK dhe OARK rikujtojnë se sistemi i licencimit profesional nuk është krijuar vetëm për të rregulluar ushtrimin e profesionit, por për të garantuar përgjegjësi profesionale, llogaridhënie dhe mbrojtjen e interesit publik. Për këtë arsye, zbatimi i plotë i Ligjit për Ndërtim, Ligjit Nr. 08/L-012 për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit dhe akteve nënligjore përkatëse është parakusht për ndërtim të sigurt, cilësor dhe të qëndrueshëm. Ligji Nr. 08/L-012 u ngarkon OIRK-së dhe OARK-së përgjegjësinë për rregullimin e profesioneve, licencimin, mbikëqyrjen e standardeve profesionale dhe mbrojtjen e interesit publik përmes ushtrimit të kompetencave publike.

OIRK dhe OARK vlerësojnë se kontrolli më efektiv është ai që parandalon shkeljet, jo ai që vetëm i konstaton ato në fund të procesit ndërtimor. Për këtë arsye, u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të intensifikojnë mbikëqyrjen inspektuese gjatë gjithë procesit të ndërtimit, të verifikojnë respektimin e detyrimeve ligjore që nga fillimi i punimeve ndërtimore, duke siguruar angazhimin e udhëheqësit të ndërtimit të licencuar, arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar sipas disiplinave përkatëse, si dhe të ndërmarrin masat e parapara me ligj në çdo rast të mosrespektimit të tyre. Parandalimi i shkeljeve në fazat e hershme të ndërtimit është mënyra më efektive për garantimin e sigurisë së objekteve, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe ruajtjen e interesit publik.

Zbatimi i plotë i legjislacionit nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe garancia më e mirë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, rritjen e cilësisë së ndërtimit dhe forcimin e besimit të publikut në institucionet përgjegjëse.

OIRK dhe OARK mbështesin çdo veprim institucional që forcon zbatimin e legjislacionit në fushën e ndërtimit dhe shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me Drejtorinë e Inspektoratit të Kryeqytetit, Ministrinë përgjegjëse dhe të gjitha institucionet kompetente për forcimin e sistemit të licencimit profesional, rritjen e cilësisë së ndërtimit dhe mbrojtjen e jetës, sigurisë së qytetarëve dhe interesit publik.

Siguria nuk fillon me Certifikatën e Përdorimit. Siguria fillon me zbatimin e ligjit që nga fillimi i punimeve ndërtimore, me angazhimin e udhëheqësit të ndërtimit të licencuar, arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar sipas disiplinave përkatëse në çdo fazë të procesit ndërtimor. Certifikata e Përdorimit nuk e krijon sigurinë e objektit; ajo vetëm konfirmon se siguria është ndërtuar gjatë gjithë procesit të projektimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes profesionale.

Kryetari i OIRK-së mori pjesë në konsultimin publik për Projektin e Digës së Re Multifunksionale të DesivojcësKryetari i...
30/07/2026

Kryetari i OIRK-së mori pjesë në konsultimin publik për Projektin e Digës së Re Multifunksionale të Desivojcës

Kryetari i Odës së Inxhinierëve të Kosovës, Arsim Rapuca, mori pjesë në Takimin e Parë të Konsultimit Publik për Projektin e Digës së Re Multifunksionale në Desivojcë, të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të Projektit FLOWS.

Gjatë takimit, kompanitë ndërkombëtare të angazhuara në projekt prezantuan konceptin fillestar të digës, zgjidhjet e propozuara inxhinierike, objektivat e projektit, si dhe fazën fillestare të procesit të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), duke paraqitur edhe aktivitetet dhe hapat e planifikuar deri në përfundimin e projektimit.

Në kuadër të diskutimit publik, Kryetari i OIRK-së ngriti disa çështje me rëndësi profesionale dhe teknike, ndër të cilat:

• Zbatimin e Ligjit për Odat, duke theksuar se të gjithë inxhinierët që ushtrojnë profesionin në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ekspertët dhe inxhinierët e huaj të angazhuar në projekte, kanë obligim ligjor të jenë të licencuar nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës për ushtrimin e profesionit.

• Nevojën për realizimin e studimeve të detajuara të mikrozonimit sizmik, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të projektit dhe faktin se Kosova ende nuk disponon të dhëna të detajuara të rrezikut sizmik, përtej hartave të përgjithshme.

• Masat që do të ndërmerren në rast se studimet gjeologjike dhe gjeoteknike evidentojnë formacione që mund të shkaktojnë humbje të ujit nga rezervuari, si dhe zgjidhjet teknike që do të aplikohen.

• Afatet kohore për realizimin e projektit dhe qasjen e planifikuar për menaxhimin e sedimentimit, me qëllim garantimin e funksionalitetit dhe jetëgjatësisë së digës.

Oda e Inxhinierëve të Kosovës do të vazhdojë të ndjekë dhe të kontribuojë në promovimin e zbatimit të Ligjit për Odat, duke theksuar rëndësinë që të gjitha projektet strategjike në vend të realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet më të larta profesionale, në funksion të sigurisë publike, cilësisë së ndërtimit dhe interesit të Republikës së Kosovës.

28/07/2026

Reagim i Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së qytetarit që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur në një vendndërtim në Prishtinë, ndërsa personit të lënduar i uron shërim sa më të shpejtë dhe të plotë.

Ky rast i rëndë rikthen në vëmendje domosdoshmërinë e zbatimit rigoroz të Ligjit për Ndërtimin, Ligjit për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, si dhe të akteve nënligjore që rregullojnë projektimin, zbatimin, mbikëqyrjen dhe sigurinë në vendndërtime.

Oda kërkon nga organet kompetente që hetimet të zhvillohen në mënyrë të plotë, profesionale dhe të pavarur, duke përcaktuar me saktësi shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësinë e secilit pjesëmarrës në procesin e ndërtimit.

Njëkohësisht, kërkojmë që gjatë hetimeve të verifikohet nëse të gjitha funksionet profesionale, për të cilat legjislacioni kërkon licencim, janë ushtruar nga profesionistë të licencuar dhe nëse janë respektuar detyrimet profesionale, standardet teknike dhe kërkesat ligjore në fuqi.

Nëse nga hetimet rezulton se inxhinierë të licencuar kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin, standardet profesionale apo Kodin e Etikës, Oda kërkon që të njoftohet zyrtarisht nga organet kompetente, në mënyrë që të ushtrojë kompetencat e saj ligjore dhe të iniciojë procedurat disiplinore, të cilat, në varësi të shkeljeve të konstatuara, mund të rezultojnë edhe me pezullimin ose revokimin e licencës profesionale.

OIRK rikujton se përgjegjësia për sigurinë në ndërtim është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve në procesin e ndërtimit, secili në përputhje me kompetencat dhe detyrimet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi. Respektimi i sistemit të licencimit profesional, standardeve teknike dhe rregullave të sigurisë në punë përbën një nga mekanizmat themelorë për mbrojtjen e jetës së njerëzve, sigurisë publike dhe interesit publik.

Oda e Inxhinierëve u bën thirrje të gjitha institucioneve publike, qendrore dhe lokale, që ende nuk kanë zbatuar plotësisht Ligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, ta zbatojnë atë pa vonesë dhe në tërësi, duke siguruar që të gjitha funksionet profesionale, për të cilat ligji kërkon licencim, të ushtrohen vetëm nga profesionistë të licencuar. Moszbatimi i këtij ligji cenon sistemin e përgjegjësisë profesionale, dobëson mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies dhe mund të cenojë sigurinë publike. Respektimi i sistemit të licencimit profesional nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një garanci thelbësore për cilësinë në ndërtim, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe interesit publik.

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me të gjitha institucionet përgjegjëse për forcimin e zbatimit të legjislacionit dhe ngritjen e standardeve të sigurisë në sektorin e ndërtimit.

27/07/2026

📢 Njoftim i përsëritur

Të nderuar inxhinierë,

Duke qenë se kohëve të fundit kemi pranuar shumë raste të inxhinierëve të sapodiplomuar që paraqiten për licencim, por nuk janë regjistruar me kohë si anëtarë praktikantë, po e përsërisim edhe një herë këtë njoftim.

📌 OIRK ka njoftuar edhe më herët për këtë obligim, mirëpo ende po hasim raste kur kandidatët e kryejnë përvojën profesionale dhe vetëm në fund kuptojnë se nuk e kanë zhvilluar praktikën sipas procedurave të përcaktuara me rregullore.

Ju rikujtojmë se për të gjithë të diplomuarit nga data 1 qershor 2025 e tutje, regjistrimi si anëtar praktikant në OIRK është kusht i domosdoshëm, në përputhje me Statutin e OIRK-së dhe Rregulloren për regjistrimin, të drejtat dhe detyrimet e praktikantëve në fushën e inxhinierisë. Statuti përcakton se puna praktike zhvillohet pas regjistrimit në Odë, nën mbikëqyrjen e një inxhinieri të licencuar, ndërsa Oda lëshon vërtetimin për përfundimin e saj.

⚠️ Përvoja profesionale e zhvilluar pa regjistrim paraprak si praktikant nuk konsiderohet punë praktike e zhvilluar sipas Rregullores.

📖 Gjithashtu, ju njoftojmë se Statuti, Rregulloret dhe aktet e tjera të OIRK-së janë të publikuara në ueb-faqen zyrtare, ndaj i ftojmë të gjithë inxhinierët e rinj t'i lexojnë dhe t'i konsultojnë me kohë, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe vonesat gjatë procesit të licencimit. Statuti gjithashtu përcakton se aktet e përgjithshme të Odës publikohen në ueb-faqen e saj.

🤝 Ky është një njoftim me karakter informues dhe rikujtues, me qëllim që çdo inxhinier i ri ta zhvillojë praktikën profesionale në përputhje me rregulloret në fuqi dhe të mos hasë pengesa në procesin e licencimit.

OIRK në Expo Real Kosova 2026 – Promovim i profesionit të inxhinierit të licencuar dhe sigurisë në fushën e ndërtimitGja...
25/07/2026

OIRK në Expo Real Kosova 2026 – Promovim i profesionit të inxhinierit të licencuar dhe sigurisë në fushën e ndërtimit

Gjatë datave 24–26 korrik, Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës po merr pjesë në Expo Real Kosova 2026, panairin më të madh të ndërtimit dhe patundshmërisë në vend.

Përmes stendës së OIRK-ut, po promovojmë misionin dhe përgjegjësitë që na ngarkon ligji, me fokus të veçantë në licencimin profesional të inxhinierëve, zhvillimin e vazhdueshëm profesional, etikën në ushtrimin e profesionit dhe rëndësinë e angazhimit të inxhinierëve të licencuar për garantimin e sigurisë publike, cilësisë dhe përgjegjësisë në çdo projekt ndërtimor.

🎤 Në kuadër të panairit, Kryetari i OIRK-ut, Arsim Rapuca, mori pjesë edhe në panelin diskutues me temën "Shtëpitë Inteligjente dhe Banimi i së Ardhmes – Ndërtimi i Gjelbër dhe Efikasiteti Energjetik".

Gjatë diskutimit u theksua se e ardhmja e ndërtimit nuk duhet të matet vetëm me numrin e objekteve të reja, por mbi të gjitha me cilësinë, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin energjetik të tyre. Në këtë proces, roli i inxhinierit mbetet i pazëvendësueshëm. Teknologjia dhe inteligjenca artificiale do të jenë gjithnjë e më të pranishme, por idetë, konceptet, kreativiteti, intuita profesionale dhe vendimmarrja do të mbeten gjithmonë përgjegjësi e inxhinierëve të licencuar.

🤝 Ju ftojmë të na vizitoni në stendën e OIRK-ut në Expo Real Kosova 2026, për t'u njohur më nga afër me rolin e Odës, sistemin e licencimit profesional dhe rëndësinë e inxhinierëve të licencuar në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt, më cilësor dhe më të qëndrueshëm.

Mirë se vini! 🇽🇰🏗️

17/07/2026

📢 Thirrje për Aplikim – Grupi Punues për Prokurimin Publik

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) fton të gjithë anëtarët që i plotësojnë kriteret të aplikojnë për t'u bërë pjesë e Grupit Punues Profesional, i cili do të angazhohet në hartimin e Udhëzuesit Profesional të OIRK-së për kriteret dhe kërkesat në prokurimin publik në fushën e ndërtimit.

📅 Afati i fundit për aplikim: 07 gusht 2026

📧 Aplikimet dërgohen në: [email protected]

📩 Njoftimi është dërguar edhe përmes emailit te të gjithë anëtarët e OIRK-së.

🔗 Për më shumë informata, kriteret që duhet t'i plotësojnë kandidatët dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, vizitoni ueb-faqen e OIRK-së:
https://oirk.org/thirrje-per-aplikim-grupi-punues-per-prokurimin-publik/

Një hap i rëndësishëm drejt hartimit të tarifave profesionale në KosovëMe iniciativën e ish Kryetarit të Odës së Arkitek...
07/07/2026

Një hap i rëndësishëm drejt hartimit të tarifave profesionale në Kosovë

Me iniciativën e ish Kryetarit të Odës së Arkitektëve të Kosovës, dhe në bashkëpunim ndërmjet Odës së Arkitektëve dhe Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, sot u organizua një punëtori profesionale me përfaqësuesit e AHO-së nga Gjermania.

Punëtoria u udhëhoq nga Kryetari i AHO-së, z. Klaus Abraham, dhe anëtari i Bordit, z. Udo Raabe, të cilët prezantuan dokumentin e AHO-së për tarifat profesionale, si dhe një shembull praktik të zbatimit të tij në një projekt konkret.

Gjatë punëtorisë u zhvilluan diskutime të hapura, pyetje dhe përgjigje, si dhe u shkëmbyen përvoja mbi metodologjinë e përcaktimit të tarifave profesionale. Këto përvoja do të shërbejnë si një bazë e rëndësishme për punën që OIRK dhe OARK po zhvillojnë në hartimin e dokumentit për tarifat referuese të shërbimeve profesionale në Kosovë.

Në përfundim të punëtorisë, palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synim shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e standardeve profesionale në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Me këtë rast, përfaqësuesit e AHO-së i dhuruan OIRK-së dhe OARK-së nga dy kopje të publikimeve zyrtare të AHO-së mbi metodologjinë e përcaktimit të tarifave profesionale, të cilat do të shërbejnë si literaturë e rëndësishme referuese në punën e mëtejshme të të dy odave.

🤝 OIRK shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Kryetarin e AHO-së, z. Klaus Abraham, dhe anëtarin e Bordit, z. Udo Raabe, të cilët gjetën kohë të vizitojnë Kosovën dhe të ndajnë përvojën e tyre me profesionistët tanë. Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre janë një kontribut i çmuar në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e standardeve në fushën e ndërtimit.

𝐎𝐀𝐑𝐊 𝐝𝐡𝐞 𝐎𝐈𝐑𝐊 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐎𝐝𝐚𝐭 𝐧ë 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐧𝐞𝐫ë𝐭 𝐧𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫ëPërfaqësuesit e...
06/07/2026

𝐎𝐀𝐑𝐊 𝐝𝐡𝐞 𝐎𝐈𝐑𝐊 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐋𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐎𝐝𝐚𝐭 𝐧ë 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐧𝐞𝐫ë𝐭 𝐧𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫ë

Përfaqësuesit e Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK) dhe Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës (OIRK) zhvilluan një takim me Drejtorin e Zyrës së KfW-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, z. Moritz Reme, si dhe me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV). Takimi u mbajt në zyrat e KDWV-së në Prishtinë dhe iu kushtua zbatimit të Ligjit për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, me fokus të veçantë në projektet e financuara nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Gjatë takimit u prezantuan kompetencat ligjore të dy odave profesionale në licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve, mbajtjen e regjistrave profesionalë, edukimin e vazhdueshëm profesional dhe mbikëqyrjen e ushtrimit të profesionit. U theksua se, pas përfundimit të periudhës kalimtare më 30 maj 2025, të gjitha shërbimet profesionale në fushën e ndërtimit duhet të kryhen ekskluzivisht nga arkitektë dhe inxhinierë të licencuar.

Në këtë kuadër u prezantua edhe Qarkorja Informative e Ministrisë, e cila rikujton obligimin për zbatimin e plotë të Ligjit për Odat dhe angazhimin e profesionistëve të licencuar në ofrimin e shërbimeve profesionale në fushën e ndërtimit.

Diskutimi u fokusua veçanërisht në zbatimin e këtij obligimi ligjor në projektet infrastrukturore të financuara nga KfW dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare. U theksua se edhe në këto projekte duhet të respektohet legjislacioni i Republikës së Kosovës, duke kërkuar angazhimin e arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar në të gjitha fazat e projektit – nga projektimi dhe kontrolli teknik, te mbikëqyrja, ekzekutimi i punimeve dhe pranimi teknik. U ritheksua se angazhimi i profesionistëve të licencuar është jo vetëm garanci për cilësi, siguri dhe përgjegjësi profesionale, por edhe obligim ligjor që rrjedh nga legjislacioni në fuqi i Republikës së Kosovës.

24/06/2026

🚀 E ARDHMJA E PROFESIONIT NDËRTOHET ME DIJE!

Një inxhinier i suksesshëm nuk ndalet kurrë së mësuari. Teknologjitë e reja, materialet inovative, standardet bashkëkohore dhe kërkesat gjithnjë në rritje të profesionit kërkojnë zhvillim të vazhdueshëm dhe përditësim të njohurive.

🎓 Diploma universitare është vetëm hapi i parë në rrugëtimin profesional të një inxhinieri. Edukimi inxhinierik vazhdon gjatë gjithë karrierës përmes trajnimeve, seminareve, konferencave, punëtorive profesionale, hulumtimeve dhe shkëmbimit të përvojave me kolegë e ekspertë të fushës.

👷‍♀️👷‍♂️ Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës i inkurajon të gjithë anëtarët që të ndjekin aktivitete profesionale sipas interesave, specializimeve dhe drejtimeve të tyre profesionale, jo vetëm ato të organizuara nga OIRK, por edhe nga universitete, institucione profesionale, organizata vendore dhe ndërkombëtare, kompani dhe organizatorë të tjerë relevantë.

📚 Mos e kufizoni zhvillimin tuaj profesional vetëm në aktivitetet e organizuara nga OIRK. Ndiqni çdo trajnim, seminar apo konferencë që ju ndihmon të zgjeroni njohuritë, të fitoni aftësi të reja dhe të qëndroni në hap me zhvillimet më të fundit të profesionit.

✅ OIRK njeh aktivitetet që kontribuojnë në ngritjen e njohurive profesionale dhe zhvillimin e kompetencave inxhinierike, pavarësisht organizatorit të tyre.

📌 Procedurat për aplikim dhe njohje të këtyre aktiviteteve janë të thjeshta dhe transparente, me qëllim që çdo anëtar të përfitojë nga angazhimi i tij në zhvillimin profesional.

🎯 Sa më shumë njohuri, aq më shumë kompetencë. Sa më shumë kompetencë, aq më shumë siguri, cilësi dhe profesionalizëm në projektet që ndërtojmë për qytetarët dhe shtetin tonë.

📢 Për t'u informuar më hollësisht lidhur me kriteret e njohjes së aktiviteteve në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, ju ftojmë të lexoni njoftimin e plotë:

🔗 https://oirk.org/njoftim-3/

Address

Rr. Venet Bajrami. Lam 1, BL-C/1
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Inxhinierëve të Republikë së Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Oda e Inxhinierëve të Republikë së Kosovës:

Shortcuts

Share