25/08/2026
Kllasteri Prefab mori pjesë në punëtorinë finale “Nga Studimi në Veprim – Simbioza Industriale dhe Ekonomia Qarkore” organizuar në kuadër të procesit për hartimin e studimit “Hartimi i Simbiozës Industriale në Kosovë – Analiza Ekonomike dhe Fizibiliteti”, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, me përkrahjen e LUXDEV, përmes projektit KSV/023 “Rritje e Qëndrueshme dhe Gjithëpërfshirëse në Kosovë”.
Simbioza industriale krijon mundësi që mbetjet dhe burimet e pashfrytëzuara të një industrie të shndërrohen në inpute për një industri tjetër, duke ulur kostot, reduktuar mbetjet, përmirësuar efikasitetin e burimeve dhe krijuar produkte e modele të reja biznesi.
Për sektorin e ndërtimit dhe industrinë prefab, kjo qasje është veçanërisht e rëndësishme. Materialet e mbetura, nënproduktet dhe burimet e pashfrytëzuara nuk duhet të shihen vetëm si mbetje, por si potencial ekonomik.
Në këtë punëtori u prezantuan dhe diskutuan gjetjet e studimit, mundësitë për zhvillimin e simbiozave industriale në Kosovë dhe hapat e nevojshëm për ta kthyer konceptin e ekonomisë qarkore në veprim konkret për bizneset dhe industrinë.
Kllasteri Prefab mbetet i përkushtuar që të kontribuojë në krijimin e një industrie më efikase, inovative, konkurruese dhe të qëndrueshme, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe duke promovuar përdorimin më të zgjuar të burimeve.