05/02/2023
Që kur kanë qenë në treg, tubat PEX-a te ndërlidhura me peroksid kanë qenë zgjedhja më e popullarizuar e shumë teknikëve të projektimit, instaluesve dhe përdoruesve përfundimtarë. Ky popullaritet i jashtëzakonshëm është për shkak të kombinimit të shkëlqyer të forcës, fleksibilitetit dhe cilësisë së materialeve PEX. Këto tuba kanë dëshmuar cilësinë dhe përdorimin e tyre të suksesshëm për më shumë se 30 vjet.
Kompania Frankisch me seli ne Gjermani prodhon gypa PEX që nga viti 1892. Prodhimi vjetor vetëm i këtyre është mbi 30,000,000 metra.
Rezistenca e difuzionit të tubave PEX -a sigurohet nga një shtresë EVOH (etil-vinil-alkool). Tubat PEX-a përdoren kryesisht në sistemet e ngrohjes ne dysheme ku temperatura nuk i kalon 95°C.
Prodhimi i tubit PEX -a zakonisht përbëhet nga tre komponentë të ndryshëm: • rrëshirë PE
• peroksid
• shtesë
Tubat PEX njihen në të gjithë botën në shumë fusha përdorimi: në sistemet e ngrohjes, ujit dhe gazit, sistemet e ngrohjes qendrore, si dhe në mjekësi dhe industri.
Përparësitë në praktikë
• Fleksibilitet i lartë i tubit
• Rezistencë e lartë ndaj presionit dhe ngarkesave mekanike
• Fleksibilitet shumë i mirë i tubave
• Rezistencë e lartë ndaj temperaturave të ulëta
• Rezistencë ndaj klorit dhe kimikateve të tjera
• Instalim i shpejtë dhe i lehtë
Kontaktet:
📍Rr. Rrustem Statovci Nr. 120 Prishtine, Kosove 10000
📞 +383 44-149-283
📩 [email protected]