Ndërmarrja tregtare prodhuese Frutti është themeluar në vitin 2000 në Prizren, gjegjësisht në fshatin Reçan në periferi të qytetit, 5 kilometra nga qendra e qytetit, ku në fillim ishte prioritet prodhimi dhe mbushja e lëngjeve natyrale, duke shfrytëzuar resurset e mira që ofrojnë malet e sharrit! Gradualisht ndërmarrja zgjerohet dhe sot është një prej prodhueseve të mdhenjë kosovar për prodhimin e
lëngjeve prej frutave si dhe qumështit, kurse tani prodhon vetëm lëngje. Për momentin Frutti prodhon shumë artikuj ndër të cilat mund të ceken: Lëngje natyrale 1 litër10 lloje, lëngje natyrale 0,33l 4 lloje,si dhe lloje në paketim qelqi. Frutti posedon një teknologji moderne për punë, element ky që ndikon në rritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe shtimit të vazhdueshëm të të punësuarve. Plani i së ardhmes i ndërmarrjes Frutti është mjaft ambicioz dhe pretendon të krijoj dominim dhe imazh më të lartë në tregun e Kosovës, po ashtu të Shqipërisë dhe Maqedonisë ku Frutti ka depërtuar me sukses . Frutti udhëhiqet nga një ekip i menaxherëve të kualifikuar, të cilët vlerën e tyre e dëshmuan në këtë periudhë të shkurtë të afarizmit në të cilën u shënuan suksese të larta në aspektin e ngritjes së ndërmarrjes, po ashtu edhe në aspektin financiar. Sukseset nga themelimi i ndërmarrjes deri tani janë të shumta, ku radhitet edhe shpallja e menaxheres më të mirë në Kosovë nga radhët e kompanisë Frutti. Poashtu për sukseset e shënuara në treg, kompania Frutti është shpallur si kompania më e suksesshme në Kosovë për vitin 2004 në kuadër të ndërmarrjeve private nga qeveria e Kosovës, respektivisht nga MTI-ministria e transportit dhe industrisë! Sukseset në afarizëm dhe zhvillim-investimet e reja për kompaninë Frutti janë në gjithmonë proces në vazhdim
Sot kompania Frutti vazhdon të dëshmohet në vend si prodhues kualitativ për lëngje natyrale, dhe produkte të tij, ku Frutti vite me rradhë është realisht dhe fuqishëm është faktorizuar që në perspektivën e ekonomisë vendore të veproj si faktor dhe bartës i saj! Synim strategjik i kompanisë Frutti është prodhimi solid dhe përherë rritës i ushqimit kualitativ, higjienik, masiv dhe të shumëllojshëm si për konsumim vendor në Kosovë ashtu edhe për eksport. Gjithashtu Fruti në vizionin e tij planifikon prodhimin e lëndës së parë nga frutat e Kosovës, ku drejtpërdrejtë krijohen kushte të favorshme për ngritjen e plantazhëve siq janë mollë , dardhë , vishnje , hardhi rrushi etj., ku kjo ndihmon në mënyrë drektë në shtimin e vendeve të punës, dhe zhvillimit më të madhe ekonomik. Kompania Frutti do te hedh ne treg 6 lloje te ketij formati me permbajtie frutore 100% dhe pa shtese sheqeri .