Konti shpk

Konti shpk Konti sh.p.k. Rr. Ali Hadri, nr.27- Prizren
Paisje Mjeksore - Material Harxhues
(1)

Një hap tjetër drejt avancimit të diagnostikimit modern!Kemi përfunduar me sukses instalimin e sistemit të ri të mammogr...
09/06/2026

Një hap tjetër drejt avancimit të diagnostikimit modern!

Kemi përfunduar me sukses instalimin e sistemit të ri të mammografisë digjitale Helianthus C 2D në Qendrën e Mjekësisë Familjare 2 në Fushë Kosovë, nga brendi italian Metaltronica, në konfigurim kompakt, i pajisur me monitor diagnostik Barco 5MP për interpretim të imazheve me saktësi të lartë dhe printer Carestream për printimin e imazheve.
Ky sistem ofron cilësi superiore të imazhit, rrezatim të vogël, rrjedhë pune efikase dhe komoditet maksimal për pacientet, duke mbështetur zbulimin e hershëm dhe diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit.

Dhoma e mamografisë është e veshur me mbrojtje nga plumbi, në përputhje me standardet e sigurisë nga rrezatimi, duke garantuar mbrojtje optimale për personelin dhe pacientët. Gjithashtu, është instaluar një sistem ventilimi efikas për largimin e ajrit të jonizuar, duke siguruar kushte të sigurta dhe të kontrolluara brenda hapësirës së punës.

Jemi krenarë që kontribuojmë në përmirësimin e shërbimeve diagnostike dhe në sjelljen e teknologjive më të avancuara mjekësore pranë profesionistëve të shëndetësisë.

Distributor Ekskluziv për Metaltronica Spa në Kosovë.
Konti sh.p.k
📍 Rruga Ali Hadri - Prizren
📱 +383 29 241 655

Dritat operative Pentaled 30E+ 30E – Rimsa janë instaluar dhe vënë në funksion në repartin ORL të Spitalit të Prizrenit....
24/04/2026

Dritat operative Pentaled 30E+ 30E – Rimsa janë instaluar dhe vënë në funksion në repartin ORL të Spitalit të Prizrenit.
✔️ Intensitet ndriçimi: 160,000 + 160,000 lux
✔️ Teknologji LED me shpërndarje uniforme të dritës
✔️ Fokus i rregullueshëm & temperaturë ngjyre optimale
✔️ Ergonomi e avancuar dhe disipim minimal i nxehtësisë
Zgjidhje profesionale për precizion maksimal gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Konti Shpk
📍 Rruga Ali Hadri - Prizren
📱 +383 29 241 655

Instalimi i sistemit EEG 1200 – Teknologji e avancuar në Bjonda Med, Korishë.Me kënaqësi njoftojmë përfundimin e montimi...
06/04/2026

Instalimi i sistemit EEG 1200 – Teknologji e avancuar në Bjonda Med, Korishë.

Me kënaqësi njoftojmë përfundimin e montimit dhe vënien në funksion të sistemit EEG-1200 nga brendi japonez Nihon Kohden në ordinancën specialistike neurologjike "Bjonda Med".

🧠 EEG (Elektroencefalografia) është një metodë diagnostike jo-invazive që regjistron aktivitetin elektrik të trurit me saktësi të lartë. Sistemi EEG-1200 përfaqëson një zgjidhje moderne me performancë të lartë për analiza klinike dhe monitorim neurologjik.

Konfigurimi teknik i sistemit përfshin:

-Panel elektrodash me standardin 10-20 – lidhje precize për regjistrim të saktë të sinjaleve cerebrale
-Software profesional EEG – për analizë në kohë reale, filtrime të avancuara dhe raportim klinik
-Modul video EEG 🎥 – mundëson sinkronizim të regjistrimit të aktivitetit cerebral me video, i domosdoshëm për vlerësimin e epilepsisë dhe çrregullimeve të tjera neurologjike
-Fotiks (photic stimulation) – pajisje për stimulim me dritë të kontrolluar, e përdorur për provokimin e përgjigjeve të trurit gjatë ekzaminimit EEG (veçanërisht në diagnostikimin e epilepsive fotosensitive)
Xhel dhe pasta për kontakt optimal (SkinPure, CardioCream)
Sisteme për kontroll të impedancës për cilësi maksimale të sinjalit

Ky instalim përforcon kapacitetet diagnostike të Bjonda Med, duke sjellë standarde bashkëkohore në shërbimet neurologjike në Korishë.

Distributor Ekskluziv për Nihon Kohden.
Konti Shpk
📍 Rruga Ali Hadri - Prizren
📱 +383 29 241 655

Address

Ali Hadri 27
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 14:00

Telephone

+38329241655

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Konti shpk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Konti shpk:

Share