21/02/2026
Me krenari të madhe po i afrohet përfundimit edhe një nga projektet tona
•Shkolla "Adem Gllavica" në Lipjan.
Një objekt modern, i ndërtuar me standarde të larta cilësie, që do të shërbejë si vatër dijeje dhe zhvillimi për shumë gjenerata. Hapësira funksionale, siguri maksimale dhe estetikë bashkëkohore – çdo detaj i realizuar me përkushtim maksimal.Duke i falenderuar dhe të gjithë bashkëpuntorët.
Në këtë projekt është dhënë kontribut profesional nga kompania jone "NPN Bajramaj", duke dëshmuar edhe një herë seriozitetin, përvojën dhe cilësinë që na karakterizon. Për ne, çdo projekt është përgjegjësi – por kur bëhet fjalë për shkolla dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, është edhe krenari.
Punojmë me përkushtim sot, për një të ardhme më të sigurt nesër.
Sepse kur ndërtohet shkolla, ndërtohet e ardhmja e kombit. 🇽🇰