GG Exclusive - Vila Druri

GG Exclusive - Vila Druri GG Exclusive është kompani lider në ndërtimin e objekteve nga druri, ku fokusin kryesor e ka ndërtimin e vilave nga druri.

DY VITE NGA MBYLLJA E KOMPANISËSot, më 16.08.2026, bëhen plot dy vite nga dita kur aktiviteti i kompanisë sonë u ndërpre...
16/08/2026

DY VITE NGA MBYLLJA E KOMPANISË

Sot, më 16.08.2026, bëhen plot dy vite nga dita kur aktiviteti i kompanisë sonë u ndërpre.

Ne e përkrahim plotësisht funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe të drejtën e institucioneve të Republikës së Kosovës për të hetuar çdo person fizik apo juridik kur ekzistojnë dyshime për shkelje ligjore.

Por pas dy vitesh, pyetjet tona janë të shumta.

Si është e mundur që aktiviteti i një kompanie të ndërpritet në tërësi dhe, pas dy vitesh, qindra klientë, punëtorë dhe bashkëpunëtorë të vazhdojnë të mbeten në pritje, të bllokuar financiarisht dhe në pasiguri?

Sa kompani janë mbyllur në Republikën e Kosovës në rrethana të ngjashme? Sa prej tyre kanë mbetur për vite të tëra në pritje të një epilogu përfundimtar gjyqësor?

Dhe pyetja tjetër është edhe më e rëndësishme:

Nëse në fund të një procesi gjyqësor konstatohet se veprimet apo mosveprimet e institucioneve shtetërore kanë shkaktuar dëme të pajustifikuara, a është Buxheti i Republikës së Kosovës i gatshëm dhe i aftë të përballojë miliona euro dëme eventuale ndaj klientëve, punëtorëve, bashkëpunëtorëve dhe kompanisë sonë?

Kush do ta mbajë përgjegjësinë për dëmet që mund të jenë shkaktuar nga zvarritja, bllokimi i aktivitetit dhe pamundësia për të vazhduar operimin?

Si ka mundësi që investime dhe pasuri me vlerë miliona euro të katandisen në këtë gjendje, ndërkohë që ende nuk ka një vendim përfundimtar gjyqësor që përcakton fajësinë apo pafajësinë?

A nuk do të ishte më e drejtë që, aty ku ligji e lejon dhe ekzistojnë mundësitë reale, palëve të përfshira t’u mundësohej kompensimi sa më i shpejtë, në mënyrë që klientët, punëtorët dhe bashkëpunëtorët të mos mbeten të bllokuar financiarisht për vite me radhë, ndërsa procesi gjyqësor të vazhdojë dhe të përcaktojë përgjegjësinë mbi bazën e provave dhe fakteve?

Dhe një tjetër pyetje që sot nuk mund ta anashkalojmë:

Pse në fillim të këtij rasti pati një vërshim të madh të raportimeve mediatike, ndërsa sot, pas dy vitesh, pjesa më e madhe e atyre mediave heshtin dhe nuk e ndjekin më këtë proces?

Ne nuk kërkojmë privilegj.

Kërkojmë drejtësi, transparencë, përgjegjësi dhe një proces të drejtë.

Prandaj, edhe sot, bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të shqyrtojnë çdo mundësi ligjore për të mundësuar kompensimin sa më të shpejtë të:

• Klientëve
• Punëtorëve
• Bashkëpunëtorëve

në mënyrë që askush të mos mbetet i bllokuar financiarisht për vite të tëra.

Ndërsa në procesin gjyqësor, fajësia apo pafajësia duhet të përcaktohet mbi bazën e fakteve, provave dhe një vendimi të drejtë gjyqësor.

Dy vite pritje janë shumë.

Dhe kjo histori ende nuk ka marrë përgjigjen përfundimtare.

Me respekt,
1T Group Sh.p.k. / GG Exclusive
Datë: 16.08.2026

Letër e hapur drejtuar Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kastriot Berisha.Përkundër përpjekjeve të sh...
15/06/2026

Letër e hapur drejtuar Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kastriot Berisha.

Përkundër përpjekjeve të shumta për komunikim institucional, kjo shkresë mbetet ende pa përgjigje.

12/06/2026

“Në qoftë se e mbyt të vërtetën dhe e varros në tokë, ajo do të mbijë dhe do të zhvillohet me një fuqi aq shkatërruese, sa që ditën që do të lulëzojë, do të hedhë në erë gjithçka.”

Émile Zola

Address

Llapnasellë, Zona E Re Industriale
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344449555

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GG Exclusive - Vila Druri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to GG Exclusive - Vila Druri:

Shortcuts

Share