GR Albania

Call Directions Website

GR Albania Since 2010, GR Albania offers excellent consulting services in Engineering and Design, Urban Planning

MURI MBAJTËS MUND TË JETË I QËNDRUESHËM. PO NËSE UJI GRUMBULLOHET PAS TIJ?Një mur mbajtës mund të jetë projektuar saktë ...
18/11/2026

MURI MBAJTËS MUND TË JETË I QËNDRUESHËM. PO NËSE UJI GRUMBULLOHET PAS TIJ?

Një mur mbajtës mund të jetë projektuar saktë për presionin e tokës, por grumbullimi i ujit pas strukturës mund të ndryshojë ndjeshëm kushtet e ngarkimit.

Kur drenazhimi nuk funksionon siç duhet, presioni hidrostatik rritet me thellësinë, ndërsa ngopja e materialit mbushës mund të ndikojë në rritjen e presionit aktiv dhe pasiv të dheut pas murit mbajtës dhe, si pasojë, në tejkalimin e kushteve të qëndrueshmërisë globale dhe lokale të murit, si dhe të kushteve të soliditetit strukturor të tij.

Prandaj, drenazhimi nuk është thjesht një detaj hidroteknikë. Ai është pjesë e funksionimit të sigurt dhe afatgjatë të murit mbajtës.

Shtresat filtruese, materiali drenues, vrimat e shkarkimit (weep holes), tubacionet drenazhuese dhe pikat e daljes së ujit duhet të projektohen si një sistem i integruar.

Funksionimi i këtij sistemi duhet të sigurohet gjatë fazës së ndërtimit dhe shfrytëzimit. Dukuria e sufozionit, bllokimi i filtrave ose i daljeve të ujit mund të shkaktojnë rritje graduale të presionit pas murit.

Kur shfaqen zhvendosje, çarje ose deformime në një mur mbajtës, vlerësimi i drenazhimit dhe i kushteve të ujërave nëntokësore duhet të jetë pjesë e hetimit teknik.

--

A RETAINING WALL MAY BE STRUCTURALLY SOUND. BUT WHAT HAPPENS WHEN WATER BUILDS UP BEHIND IT?

A retaining wall might be correctly designed to withstand soil pressure, yet the accumulation of water behind the structure can significantly alter loading conditions.

When drainage fails to function properly, hydrostatic pressure increases with depth. Furthermore, the saturation of backfill material can lead to an increase in both active and passive soil pressures behind the wall. This, in turn, can compromise the wall’s global and local stability, as well as its structural integrity.

Therefore, drainage is not merely a minor technical detail; it is essential to the safe, long-term performance of a retaining wall.

Filter layers, drainage material, weep holes, drainage pipes, and water outlets must be designed as an integrated system.

The proper functioning of this system must be ensured throughout both the construction and operational phases. Phenomena such as internal erosion (suffosion), or the clogging of filters or water outlets, can cause a gradual buildup of pressure behind the wall.

When displacements, cracks, or deformations appear in a retaining wall, the assessment of drainage and groundwater conditions must be part of the technical investigation.

Cilësia e analizës së ujit fillon me marrjen e mostrës!Nga kampionimi deri në analizën laboratorike, proceset fizike, ki...
11/11/2026

Cilësia e analizës së ujit fillon me marrjen e mostrës!

Nga kampionimi deri në analizën laboratorike, proceset fizike, kimike dhe biologjike mund të ndryshojnë përbërjen e mostrës dhe të ndikojnë në besueshmërinë e rezultateve.

Shkaqet kryesore:

• Aktiviteti mikrobiologjik ndryshon oksigjenin e tretur dhe komponimet e azotit e fosforit.

• Reaksionet kimike shkaktojnë oksidimin e përbërësve, si hekuri (II) dhe sulfuret.

• Precipitimi dhe avullimi ndryshojnë përqendrimet e substancave.

• Temperatura dhe shkëmbimi i gazeve ndikojnë në pH, CO₂ dhe përçueshmërinë elektrike.

• Enët e papërshtatshme mund të shkaktojnë adsorbim ose kontaminim.

Si minimizohen ndryshimet?

Me pika përfaqësuese kampionimi, enë të përshtatshme, konservim sipas parametrave, transport të kontrolluar dhe respektim të afateve të ruajtjes.

Procedurat sipas pjesëve përkatëse të serisë ISO 5667 ndihmojnë në ruajtjen e karakteristikave të mostrës dhe sigurimin e rezultateve të besueshme.

—

Water analysis quality begins with sampling!

Between sampling and laboratory analysis, physical, chemical and biological processes can alter sample composition and affect the reliability of results.

Main causes:

• Microbiological activity alters
dissolved oxygen and nitrogen and phosphorus compounds.

• Chemical reactions oxidize constituents such as iron (II) and sulfides.

• Precipitation and volatilization change substance concentrations.

• Temperature and gas exchange affect pH, CO₂ and electrical conductivity.

• Unsuitable containers may cause adsorption or contamination.

How can changes be minimized?

Through representative sampling locations, suitable containers, parameter-specific preservation, controlled transport and compliance with maximum holding times.

Procedures following the relevant parts of the ISO 5667 series help preserve sample characteristics and ensure reliable results.

Shfaqen deformime në sipërfaqen e rrugës.Reagimi i parë është të kontrollohet shtresa asfaltike.Por pavement është një s...
10/11/2026

Shfaqen deformime në sipërfaqen e rrugës.

Reagimi i parë është të kontrollohet shtresa asfaltike.

Por pavement është një sistem shtresash.

Nëse subgrade humbet kapacitetin mbajtës për shkak të ujit, nëse drenazhimi nuk funksionon, ose nëse një shtresë granulare nuk është ngjeshur siç duhet, dëmtimi mund të shfaqet në asfalt edhe pse origjina ndodhet më poshtë.

Prandaj diagnostikimi duhet të kërkojë mekanizmin.

A kemi rutting vetëm në shtresën asfaltike?

A kemi deformim të gjithë strukturës?

A ka hyrje uji?

A ka pumping ose humbje të materialit të imët?

A ka ndryshim të kapacitetit mbajtës?

Riparimi i sipërfaqes pa kuptuar shtresën që po dështon mund ta bëjë rrugën të duket e re , përkohësisht.
Defekti shihet në sipërfaqe. Shkaku mund të jetë shumë më poshtë.

--

Deformations appear on the road surface.

The initial reaction is to check the asphalt layer.

However, a pavement is a system of multiple layers.

If the subgrade loses its load-bearing capacity due to water, if the drainage system fails, or if a granular layer has not been properly compacted,
damage may manifest in the asphalt, even though the root cause lies deeper down.

Therefore, the diagnostic process must identify the underlying mechanism.

Is the rutting confined solely to the asphalt layer?

Is the entire structure undergoing deformation?

Is there water ingress?

Is there "pumping" or a loss of fine-grained material?

Has there been a change in load-bearing capacity?

Repairing the surface without identifying the specific layer that is failing may make the road appear new, but only temporarily.

The defect is visible on the surface, but the cause may lie much deeper.

Tre piezometra tregojnë tre nivele të ndryshme të ujit.Vetëm matja e thellësisë nga sipërfaqja nuk mjafton për të përcak...
02/11/2026

Tre piezometra tregojnë tre nivele të ndryshme të ujit.

Vetëm matja e thellësisë nga sipërfaqja nuk mjafton për të përcaktuar drejtimin e rrjedhjes.
Nivelet duhet të lidhen me të njëjtin datum altimetrik.

Kështu përcaktohet hydraulic head.

Diferencat midis pikave krijojnë gradientin hidraulik dhe ndihmojnë të kuptohet drejtimi i mundshëm i lëvizjes së ujit nëntokësor.
Kjo bëhet kritike kur po vlerësohet:

një burim potencial ndotjeje;
një landfill;
një zonë industriale;
një rezervuar;
ose ndikimi i një projekti mbi ujërat nëntokësore.

Sepse nëse nuk kuptojmë drejtimin e rrjedhjes, mund të vendosim pikën e monitorimit në anën e gabuar të burimit.

Një piezometër jep nivelin. Një rrjet piezometrash fillon të tregojë sistemin.

--

Three piezometers show three different water levels.

Simply measuring the depth from the surface is not enough to determine the direction of flow.

The levels must be referenced to the same vertical datum.

This is how the hydraulic head is determined.

Differences between points create a hydraulic gradient and help in understanding the potential direction of groundwater movement.
This becomes critical when evaluating:

a potential source of contamination;
a landfill;
an industrial area;
a reservoir;
or the impact of a project on groundwater.

Because if we do not understand the direction of flow, we might place a monitoring point on the wrong side of the source.

A single piezometer provides a level. A network of piezometers begins to reveal the system.

Rezultati laboratorik i një kubi ose cilindri betoni mund të përmbushë rezistencën e kërkuar në projekt.Por çfarë provon...
28/10/2026

Rezultati laboratorik i një kubi ose cilindri betoni mund të përmbushë rezistencën e kërkuar në projekt.

Por çfarë provon realisht ky rezultat nëse nuk mund ta lidhim mostrën me elementin ku është vendosur betoni?

Në mbikëqyrjen e ndërtimit, kontrolli i cilësisë fillon shumë përpara testimit në laborator.

Sipas kuadrit të standardeve EN 206 dhe EN 12350-1, Për çdo mostër duhet të sigurohet gjurmueshmëria nga receptura e miratuar e betonit (mix design), klasa e rezistencës dhe numri i furnizimit, deri te elementi strukturor, koha e betonimit, kushtet e maturimit dhe rezultati i provës në shtypje në moshën 28-ditore.

Për shembull, nëse një rezultat tregon rezistencë më të ulët se ajo e kërkuar, identifikimi i saktë i elementit dhe furnizimit përkatës është vendimtar për të përcaktuar shtrirjen e problemit dhe kontrollet e mëtejshme.

Pa këtë gjurmueshmëri, rezultati laboratorik mund të jetë i vlefshëm për mostrën, por të mos japë informacion të mjaftueshëm për betonin e vendosur në një element specifik të strukturës.

--

A concrete cube or cylinder may meet the specified compressive strength.

But what does that result actually prove if the specimen cannot be linked to the structural element where the concrete was placed?

In construction supervision, quality control begins long before laboratory testing.

In accordance with the EN 206 and EN 12350-1 standards, traceability must be ensured for every sample—from the approved concrete mix design, strength class, and delivery batch number, through to the structural element, time of concreting, curing conditions, and the result of the compressive strength test at 28 days.

If a strength result falls below the specified requirement, this traceability becomes essential for identifying the potentially affected structural elements and determining further verification measures.

Without it, a laboratory result may be valid for the specimen while providing insufficient evidence about a specific part of the structure.

Një matës zhurme regjistron 67 dB pranë një objekti industrial. Por vetëm kjo vlerë nuk mjafton për të përcaktuar ndikim...
21/10/2026

Një matës zhurme regjistron 67 dB pranë një objekti industrial. Por vetëm kjo vlerë nuk mjafton për të përcaktuar ndikimin akustik apo përputhshmërinë me kufijtë e lejuar.

Interpretimi kërkon të dimë:

• Vendndodhjen e m***es dhe receptorin e ekspozuar;
• Kohëzgjatjen dhe periudhën e monitorimit;
• Aktivitetet dhe pajisjet në funksionim;
• Burimet e tjera të zhurmës në zonë;
• Kushtet meteorologjike;
• Treguesin akustik të matur, si LAeq ose Lmax.

Në terren, zhurma industriale mund të mbivendoset me trafikun dhe aktivitetet përreth. Prandaj, vlerësimi i kontributit të një burimi specifik kërkon edhe analizën e zhurmës së sfondit (background noise).

Monitorimi akustik nuk është thjesht leximi i instrumentit. Është interpretimi i m***es në raport me burimin, kohën dhe receptorin.

--

A sound level meter records 67 dB near an industrial facility. But the reading alone cannot establish acoustic impact or regulatory compliance.

A meaningful assessment requires context: measurement location, exposed receptors, monitoring duration, operating conditions, surrounding noise sources, weather conditions and the acoustic indicator measured, such as LAeq or Lmax.

Industrial noise often overlaps with traffic and other environmental sources. Identifying the contribution of a specific facility therefore requires an understanding of background noise.

Effective noise monitoring goes beyond recording a number. It connects the measurement to its source, timing and receptor.

Një kolonë është ndërtuar 5 cm jashtë pozicionit të projektuar.A është ky një devijim i vogël?Përgjigja varet nga funksi...
16/10/2026

Një kolonë është ndërtuar 5 cm jashtë pozicionit të projektuar.

A është ky një devijim i vogël?

Përgjigja varet nga funksioni i elementit, tolerancat e lejuara dhe lidhjet e tij me pjesën tjetër të strukturës.

Një zhvendosje e tillë mund të ndikojë në montimin e elementeve prefabrikate, pozicionimin e ankorave, lidhjen e tubacioneve apo respektimin e distancave nga kufijtë e pronës.

Në ndërtim, saktësia gjeometrike nuk lidhet vetëm me vendosjen e pikave në terren.

Kontrolli topografik krijon lidhjen midis koordinatave të projektit dhe pozicionit real të elementeve të ndërtuara.

Për këtë arsye, verifikimi as-built është veçanërisht i rëndësishëm përpara betonimit, montimit ose mbulimit të elementeve nga fazat pasuese.

Një devijim i identifikuar në kohë mund të korrigjohet me ndërhyrje të kufizuar. I zbuluar më vonë, mund të kërkojë ndryshime në projekt, ripunime dhe kosto shtesë.

5 cm nuk janë gjithmonë problem, por 5 cm pa verifikim mund të bëhen problem.

--

A structural column is built 5 cm away from its designed position.

Is that a minor deviation?

The answer depends on the element's function, permitted tolerances and connections to surrounding structures.

Even a small displacement can affect prefabricated component installation, anchor alignment, pipeline connections or property boundary clearances.

Construction surveying goes beyond setting out coordinates.

It establishes the control link between design geometry and what is actually built.

That is why as-built verification is essential before concrete placement, installation or subsequent work conceals potential deviations.

A discrepancy identified early may require only a limited correction. Discovered later, it can lead to redesign, rework and additional costs.

5 cm are not always a problem, but 5 cm without verification can become one.

Një analizë e ujërave të shkarkimit tregon COD më të lartë se zakonisht.Reagimi i parë mund të jetë:“Impianti nuk po tra...
14/10/2026

Një analizë e ujërave të shkarkimit tregon COD më të lartë se zakonisht.

Reagimi i parë mund të jetë:
“Impianti nuk po trajton siç duhet.”
Por a është domosdoshmërisht ky shkaku?

COD (Kërkesa Kimike për Oksigjen) tregon sasinë e oksigjenit ekuivalent që nevojitet për oksidimin kimik të substancave në mostër.

Rritja e tij mund të lidhet me uljen e performancës së trajtimit, por edhe me ndryshimin e ngarkesës hyrëse.
Në një proces industrial mund të kenë ndryshuar lënda e parë, cikli i prodhimit, regjimi i larjes, konsumi i ujit, dozimi kimik ose momenti i marrjes së mostrës.

Prandaj, një rezultat i vetëm nuk mjafton për të vlerësuar performancën e impiantit.
COD, BOD, TSS, pH dhe prurja tregojnë aspekte të ndryshme të ujërave të shkarkimit.

Të interpretuara së bashku me kushtet e operimit, ato ndihmojnë në identifikimin e shkakut.

Laboratori jep rezultatin. Inxhinieria kërkon të kuptojë pse ai ka ndryshuar.
--

A wastewater analysis shows higher-than-usual COD.

The first reaction might be:
“The treatment plant is underperforming.”

But is that necessarily the cause?
Chemical Oxygen Demand (COD) measures the oxygen equivalent required to chemically oxidize substances in a sample.

An increase may indicate reduced treatment efficiency or changes in the incoming wastewater load.
In industrial processes, raw materials, production cycles, cleaning operations, water consumption, chemical dosing or sampling time may have changed.

A single result is therefore insufficient to assess treatment performance.
COD, BOD, TSS, pH and flow rate reveal different aspects of wastewater.
Interpreted alongside operating conditions, they help identify the cause.

The laboratory provides the result. Engineering seeks to understand why it changed.

Dy sondazhe mund të japin informacion shumë të vlefshëm për kushtet e nëntokës. Por secili përshkruan kryesisht atë që n...
29/09/2026

Dy sondazhe mund të japin informacion shumë të vlefshëm për kushtet e nëntokës. Por secili përshkruan kryesisht atë që ndodh në vendndodhjen ku është realizuar.

Në një truall me gjeologji heterogjene, ndryshimet kritike mund të ndodhin ndërmjet tyre.

Një shtresë e dobët mund të hollohet ose trashet. Thellësia e shkëmbit mund të ndryshojë. Zona të alteruara, të çara ose të ngopura me ujë mund të kenë një shtrirje që nuk kuptohet vetëm nga interpolimi midis sondazheve.

Këtu metodat gjeofizike mund të plotësojnë hetimin gjeoteknik.

Electrical Resistivity Tomography (ERT), për shembull, krijon një profil të rezistivitetit elektrik të nëntokës. Kontrastet mund të ndihmojnë në identifikimin e ndryshimeve litologjike, zonave me ujë ose anomalive që kërkojnë verifikim të mëtejshëm.

Gjeofizika nuk duhet interpretuar e izoluar. Rezultati bëhet më i vlefshëm kur kombinohet me sondazhet, log-et gjeologjike dhe të dhënat hidrogeologjike.

Sondazhet japin informacion të detajuar në pika të caktuara. Gjeofizika ndihmon të kuptojmë çfarë ndodh ndërmjet tyre.

--

Two boreholes can provide highly valuable information about subsurface conditions, but each mainly describes what happens at its specific location.

On a geologically heterogeneous site, critical variations may occur between them.

Weak layers may change thickness, bedrock depth may vary, and weathered, fractured or water-saturated zones may extend in ways that cannot be understood through interpolation alone.

This is where geophysical methods can complement geotechnical investigation.

Electrical Resistivity Tomography (ERT), for example, creates a profile of subsurface electrical resistivity. Contrasts can help identify lithological changes, water-bearing zones or anomalies requiring further verification.

Geophysics should not be interpreted in isolation. Its value increases when combined with borehole data, geological logs and hydrogeological information.

Boreholes provide detailed information at specific locations. Geophysics helps us understand what happens between them.

Nga 12 shkurt 2026, subjektet që kanë detyrim për raportimin e të dhënave mjedisore pranë AKM-së e kryejnë procesin përm...
23/09/2026

Nga 12 shkurt 2026, subjektet që kanë detyrim për raportimin e të dhënave mjedisore pranë AKM-së e kryejnë procesin përmes e-Albania.

Në pamje të parë, ky është një ndryshim administrativ. Për një operator industrial, hotel, impiant energjetik apo aktivitet me leje mjedisore, është më shumë se kaq: të dhënat bëhen më të strukturuara, më të gjurmueshme dhe më lehtësisht të krahasueshme në kohë.

Kjo e zhvendos vëmendjen te ajo që ndodh përpara raportimit.

Ku është marrë mostra?

Në çfarë kushtesh operonte impianti?

A është përdorur metoda e duhur?

A ishte pajisja e kalibruar?

A mund të ndiqet zinxhiri nga matja në terren deri te rezultati i raportuar?

Digjitalizimi mund ta bëjë raportimin më efikas. Por nuk mund të korrigjojë një m***e të dobët.

--

From 12 February 2026, entities required to report environmental data to Albania's National Environmental Agency carry out the process through e-Albania.

At first sight, this is an administrative change. For an industrial operator, hotel, energy facility or any activity operating under an environmental permit, it means more: environmental data become increasingly structured, traceable and comparable over time.

This shifts attention to what happens before reporting.

Where was the sample collected?

Under what operating conditions?

Was the correct method used?

Was the equipment calibrated?

Can the chain from field measurement to reported result be reconstructed?

Digitalisation can make reporting more efficient. It cannot correct poor measurement.

In environmental monitoring, data traceability begins in the field, not on the platform where the result is reported.

Address

Rruga "Sami Frashëri"
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00

Telephone

+35545629742

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GR Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Nearby engineering companies