05/08/2026
Ekipi i ADVANTAGE AUSTRIA Kosovo, Vjosa Huruglica dhe Zenel Cakolli, pati kënaqësinë të vizitojë sot Shkollën Austriake School në Prishtinë, me ftesë të themeluesit të saj, Baftiaj, sipërmarrës nga Grazi i Austrisë dhe investiture në Kosovë.
Gjatë vizitës u prezantua vizioni për zhvillimin e një institucioni arsimor modern, i cili mbështetet në përvojat dhe praktikat më të mira të sistemit arsimor austriak. Pavarësisht sfidave që ka hasur gjatë investimit të tij në Kosovë, z. Kened mbetet i përkushtuar ndaj këtij projekti dhe zhvillimit të tij afatgjatë.
Investimet austriake në Kosovë krijojnë vlerë jo vetëm përmes zhvillimit ekonomik, por edhe përmes transferimit të njohurive, standardeve dhe përvojës. Projekte të tilla kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe institucional ndërmjet Austrisë dhe Kosovës.
I urojmë suksese Austrian Schule dhe z. Kened në realizimin e këtij vizioni!