Panele Fotovoltaike Besi

Panele Fotovoltaike Besi Eleminoni faturat e energjisë elektrike duke instaluar PANELE FOTOVOLTAIKE të cilat shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike nga rrezet e diellit. Kujdes!

Për më shumë ☎️069 608 0019 🧑‍💻www.panelebesi.al Si Funksionojnë? Kemi 3 lloje instalimesh me panele fotovoltaike:

ONGRID, pra i integruar me rrjetin elektrik (OSHEE). OFFGRID, pra me bateri dhe i pavarur nga rrjeti
HYBRID, dmth edhe me bateri edhe i integruar me rrjetin

Çfarë duhet të lexoni? Atje ku ndodheni ju a ka energji elektrike pa ndërprerje? Nëse përgjigja është PO lexoni vetëm për ONG

RID Nëse përgjigja është JO lexoni OFFGRID ose HYBRID

ONGRID

Nëse atje ku ndodheni ju ka energji elektrike pa ndërprerje dhe ju interesoheni për të instaluar panele fotovoltaike për të eleminuar ose reduktuar faturat e larta të energjisë elektrike, atëherë ne ju rekomandojmë të bëni instalim ONGRID, sepse me instalim ongrid ju kurseni, dhe investimi ju kthehet brenda 3-6 vite, varet nga sasia e paneleve që do instaloni. Po si funksionon ky sistem? Për shembull nëse ju keni instaluar 3 kw panele (afërsisht 10 pasqyra ose 16 m2 sipërfaqe) dhe gjatë ditës ju nuk konsumoni, atëherë kjo energji që prodhohet injektohet në rrjet, pra sahati numëron
Nëse ju gjatë ditës konsumoni 4 kwh por panelet prodhojnë 3 kwh ju merrni nga rrjeti diferencën, pra 1kwh. Nëse ju konsumoni 2 kwh dhe panelet prodhojnë 3 kwh atëherë diferencën 1 kwh e injektoni ne rrjet. Këtë sasi energjie që kemi dhënë gjatë ditës mund ta konsumojmë gjatë natës ose deri në fund të muajit deri sa bëhet numërimi i ri. Sipas bilancit nëse në fund të muajit i kemi marrë rrjetit, ne do të faturohemi për atë sasi që kemi marr pra konsumuar, por nëse ndodhë se kemi injektuar tepricë në rrjet, kjo tepricë nuk merret më, por zerohet dhe muajin tjetër bëhet numërimi nga e para. Ky sistem mund të eleminojë faturat e energjisë elektrike ose mund t’i reduktoj ato ndjeshëm, kjo gjë varet nga stina dhe ditët me diell. Për shembull gjatë verës mund të kemi prodhim edhe më shumë se mesatarja që kemi llogaritur. Ndërsa gjatë dimrit ndodh ndryshe, pra kemi më pak prodhim se mesatarja që llogarisim. Kini parasysh se për shkak të shkëmbimit të energjisë me rrjetin, për arsye sigurie sistemi ongrid nuk punon kur ska energji elektrike nga rrjeti. Për momentin ligji në Shqipëri e lejon që energjinë e prodhuar nga Panelet Fotovoltaike mund ta shkëmbeni me rrjetin. Pra mund ta shkëmbeni por jo ta shisni. Shkëmbim nënkupton: e jep gjatë ditës dhe e merr gjatë natës ose deri në fund të muajit. Sistemi ongrid instalohet pasi kemi marrë aprovimin nga OSHEE dhe pasi kemi vendosur sahatin me dy drejtime sipas ligjit 7/2017 neni 15 dhe sipas udhëzimit nr3 datë 20.06.2019. Për marrjen a aprovimit bëhet aplikimi dhe plotësimi i dokumentave nga kompania jonë. OFFGRID

Nëse atje ku jeni ju energjia elektrike nga rrjeti nuk egziston, pra në male apo zona të thella larg rrjetit të energjsë elektrike, atëherë ju rekomandojmë instalimin OFFGRID, pra me bateri. Kujdes instalimin offgrid deri tani e kemi përdorur dhe testuar me sukses për ndriçim, televizor, frigorifer, lavatriçe, pompë uji si dhe ndonjë pajisje tjetër të vogël. Offgrid absolutisht nuk e rekomandojmë për sobë, bojler dushi apo pajisje të tjera të rënda me rezistencë. Si funksionon sistemi OFFGRID? Panelet prodhojnë energji elektrike gjatë ditës dhe e akumulojnë në bateri. Këtë sasi energjie që është akumuluar gjatë ditës mund ta konsumoni gjatë natës. Për këtë sistem nuk është nevoja për aprovimin e OSHEE. Duhet patur kujdes sepse në ditët me shi, me re ose pa diell panelet nuk prodhojnë energji mjaftueshëm dhe rrjedhimisht bateritë mund të mos karikohen 100%. Kjo gjë ndodhë shumë rrallë në Shqipëri por gjithësesi të merret parasysh. Pasi karikohen bateritë panelet ndalojnë së prodhuari energji. HYBRID

Nëse atje ku ndodheni ju ka energji elektrike, por herë pas herë ajo shkëputet, atëherë ju rekomandojmë të bëni instalim HYBRID. Sepse me sistem hybrid ju jo vetëm kurseni por siguroni energji pa ndërprerje. Naryrisht Hybridi ka kosto të lartë sepse janë të përfshira edhe bateritë sasinë e të cilave e përcaktoni ju sipas ngarkesës. Por si funksionon HYBRID, dmth edhe me bateri edhe i integruar me rrjetin elektrik? Në sistemet hybrid përveç integrimit me rrjetin integrohen edhe bateri. Ky programohet sipas opsioneve por e veçanta ështe se pasi karikohen bateritë, teprica e energjisë së prodhuar nga panelet injektohet në rrjet. Pra ky sistem punon njëlloj si ONGRID por i vetmi ndryshim është se kur ska energji elektrike ky nuk stakohet por vazhdon të prodhoj energji ose të konsumoj atë që është akumuluar në bateri. Edhe për këtë lloj sistemi kërkohet aprovimi i OSHEE-së. Kaq janë përsa i përket funksionimit të paneleve fotovoltaike. Për çdo pyetje apo paqartësi tjetër mund të na kontaktoni në çdo kohë në numrin e telefonit 0699929800 ose në adresën e emalit panelebesi(at)gmail.com

Si të Zbuloni sa kw Panele Fotovoltaike ju duhen ☀️💡A jeni lodhur nga faturat e energjisë që rriten gjithnjë e më shumë?...
16/07/2026

Si të Zbuloni sa kw Panele Fotovoltaike ju duhen ☀️💡

A jeni lodhur nga faturat e energjisë që rriten gjithnjë e më shumë? A keni menduar ndonjëherë se sa kilowat keni nevojë nga panelet fotovoltaike për të furnizuar në mënyrë efikase shtëpinë ose biznesin tuaj? Nuk jeni vetëm! Me rritjen konsumit të energjisë, shumë njerëz po instalojnë panele fotovoltaike, dhe tani është koha perfekte për të marrë kontrollin mbi të ardhmen tuaj energjitike.

Për të llogaritur se sa panele ju duhen dhe sa mund të kurseni klikoni linkin tonë më poshtë:
https://www.panelebesi.al/calculator

Pse Panelet Fotovoltaike?
Instalimi i paneleve fotovoltaike nuk është thjesht një trend – është një vendim i mençur financiar. Jo vetëm që mund të kurseni në faturat tuaja të energjisë, por gjithashtu po bëni një ndikim pozitiv në mjedis. Duke shfrytëzuar fuqinë e diellit, mund të reduktoni gjurmën tuaj karbonike dhe të kontribuoni në një të ardhme të qëndrueshme.

Klikoni linkun sipër dhe na kontaktoni për një ofertë të mirë!

🌞 Si duhet/s’duhet të montohen panelet fotovoltaike? 🌞Panelet fotovoltaike ofrojnë energji të pastër, por vendosja e tyr...
12/07/2026

🌞 Si duhet/s’duhet të montohen panelet fotovoltaike? 🌞

Panelet fotovoltaike ofrojnë energji të pastër, por vendosja e tyre horizontale mund të sjellë probleme. Grumbullimi i ujit dhe pluhurit ul ndjeshëm prodhimin e energjisë, duke e bërë edhe pastrimin e tyre të shpeshtë dhe të vështirë.

Zgjidhni një montim me kënde të caktuara, për të shmangur këto probleme dhe për të siguruar efikasitet më të lartë. Mos u joshni nga çmimi i ulët; investoni në profesionistë të kualifikuar për një instalim të sigurt dhe efektiv.

🔧 Bëni zgjedhjen e duhur dhe shijoni energjinë e pastër për shumë vite! 🌱✨

"Në YouTube funksionon... po në jetën reale?" 🚐☀️Pak kohë më parë erdhi një klient që po ndërtonte camper-in e tij për h...
04/07/2026

"Në YouTube funksionon... po në jetën reale?" 🚐☀️

Pak kohë më parë erdhi një klient që po ndërtonte camper-in e tij për hobi.

Pyetja ishte e thjeshtë:
"Sa panele, sa bateri dhe çfarë inverteri më duhen që të përdor gjithçka në camper, përfshirë edhe kondicionerin?"

Përgjigjja ime ishte po aq e thjeshtë:

👉 Me sistem fotovoltaik mund të përdorni pothuajse të gjitha pajisjet.
❌ Por kondicioneri është historia krejt ndryshe.

E pashë që nuk i pëlqeu përgjigjja.

"Po pse?" - më pyeti.

Sepse fizikën nuk e ndryshon dot as YouTube dhe as dëshira për ta bërë sa më lirë.

Një kondicioner konsumon shumë energji. Për ta mbajtur në punë vetëm me panele dhe bateri duhet një investim shumë më i madh nga sa mendojnë shumica. Dhe edhe atëherë, nëse nuk ke diell, askush nuk ta garanton autonominë.

Pas disa ditësh klienti u kthye. Tashmë ishte i bindur se kondicioneri do të punonte patjetër me sistem të pavarur.

I thashë:
"Nuk ka problem. Pajisjet mund t'i merrni tek ne, ndërsa montimin bëjeni si ta shihni më të arsyeshme."

Kur po diskutonim instalimin, i shpjegova se për një kondicioner 12V me fuqi rreth 1000-1200W, në një distancë 3-4 metra nga bateria, do të kalojnë rreth 100Amper DC.

Prandaj rekomandova kabëll minimum 25 mm².

Përgjigjja ishte:
"Po pse kaq i trashë? Mjafton 6 ose 10 mm²."

I shpjegova se nuk është çështje mendimi.

Është çështje rryme elektrike, rënie tensioni, nxehjeje të kabullit dhe sigurie.

Pastaj më tregoi kabullin që vinte me kondicionerin: 2x6 mm².

"Po ky prodhuesi gënjen?" - më pyeti.

Jo domosdoshmërisht.

Prodhuesi mund të ketë parashikuar kushte të tjera instalimi, gjatësi shumë më të shkurtra kabulli ose konfigurim tjetër. Nuk mund të kopjojmë çdo instalim pa bërë llogaritjet tona.

✅ Kjo është arsyeja pse çdo projekt duhet dimensionuar sipas kushteve reale dhe jo sipas një videoje në internet.

Mesazhi im është i thjeshtë:

Mos ndërtoni sistemin elektrik duke u bazuar vetëm te YouTube.

Energjia diellore është matematikë, fizikë dhe eksperiencë.

Një rekomandim i saktë mund t'ju kursejë mijëra euro dhe, mbi të gjitha, t'ju mbajë sistemin të sigurt.

Nëse do ish*t ju çfarë do i rekomandonit?

Panel fleksibël i përshtatshëm për Kamper, Jahte dhe konstruksione metalile që nuk mbajnë dot pesha të rënda!Për më shum...
29/06/2026

Panel fleksibël i përshtatshëm për Kamper, Jahte dhe konstruksione metalile që nuk mbajnë dot pesha të rënda!
Për më shumë vizitoni www.panelebesi.al ose kontaktoni 0696080019

Sistem parkimi me panele fotovoltaike. Me mbrojtje nga 🌧️🌧️🌧️dhe nga 🌞🌞🌞! Jo vetëm kaq! 0 lekë 💰💰💰fatura e dritave 👏!
28/06/2026

Sistem parkimi me panele fotovoltaike. Me mbrojtje nga 🌧️🌧️🌧️dhe nga 🌞🌞🌞! Jo vetëm kaq! 0 lekë 💰💰💰fatura e dritave 👏!

⚡ Sistem Off-Grid për Kampera 🚐☀️Për të gjithë të apasionuarit pas jetës me kamper, ne ofrojmë zgjidhjen ideale për ener...
16/05/2026

⚡ Sistem Off-Grid për Kampera 🚐☀️

Për të gjithë të apasionuarit pas jetës me kamper, ne ofrojmë zgjidhjen ideale për energji elektrike të qëndrueshme kudo që udhëtoni.

Sistemi përfshin:
☀️ Panele Diellore
🔋 Bateri Lithium
⚡ MPPT Regulator
🔌 Inverter & Charger

Shijoni lirinë totale dhe energji pa ndërprerje në çdo aventurë tuajën.

📩 Na shkruani në DM
📞 Ose telefononi në: 069 608 0019

⚡ Sistem Off-Grid për Kampera 🚐☀️Për të gjithë të apasionuarit pas jetës me kamper, ne ofrojmë zgjidhjen ideale për ener...
16/05/2026

⚡ Sistem Off-Grid për Kampera 🚐☀️

Për të gjithë të apasionuarit pas jetës me kamper, ne ofrojmë zgjidhjen ideale për energji elektrike të qëndrueshme kudo që udhëtoni.

Sistemi përfshin:
☀️ Panele Diellore
🔋 Bateri Lithium
⚡ MPPT Regulator
🔌 Inverter & Charger

Shijoni lirinë totale dhe energji pa ndërprerje në çdo aventurë tuajën.

📩 Na shkruani në DM
📞 Ose telefononi në: 069 608 0019

Dielli është falas. Ta çon faturën e energjisë deri në 340 lekë! 🔌☀️Dëshironi të instaloni panele fotovoltaike por po me...
20/04/2026

Dielli është falas. Ta çon faturën e energjisë deri në 340 lekë! 🔌☀️

Dëshironi të instaloni panele fotovoltaike por po mendoni për koston fillestare? Ne kemi zgjidhjen! Tani mund të instaloni sistemin tuaj fotovoltaik dhe ta paguani atë përmes planit me këste, duke e bërë investimin më të përballueshëm se kurrë.

Transformoni shtëpinë tuaj në një burim energjie të pastër dhe ulni faturat e energjisë. 🌿

📍 Na shkruani në DM për më shumë detaje mbi mundësitë e financimit ose na vizitoni ne web-faqen tone www.panelebesi.al!


Address

Ish Fusha E Aviacionit, Laprak
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 09:00 - 13:00

Telephone

+355699929800

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Panele Fotovoltaike Besi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Panele Fotovoltaike Besi:

Shortcuts

Share