28/10/2026
Sot, në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar 2026, Drejtoresha Menaxhuese, Eta Morina, prezantoi rrugëtimin e Hidroing-DK dhe bashkëpunimin mbi dydekadësh me partnerët gjermanë.
Në prag të 25-vjetorit të themelimit, jemi krenarë për përvojën dhe partneritetet që kanë kontribuar në zhvillimin tonë.
Tani synojmë një kapitull të ri: zgjerimin e bashkëpunimit me kompanitë gjermane, duke ofruar shërbime të projektimit inxhinierik nga Kosova për tregun evropian.